Një video në të cilën dallohen shuma të mëdha parash, të cilat nuk hidhen, por “qëllohen” në ajër në një dasmë në Nigeri, ka bërë xhiron e botës.
Pamjet tregojnë se të ftuarit janë duke shkelur mbi sasi të madhe kartëmonedhash, të cilat thuhen se janë hedhur nga manjati i naftës dhe miliarderi Ayiri Emami.
Por ndryshe nga dasmat e tjera ku “leku derdhet lum”, përcjell tch, Emami ka sjellë edhe një risi, një pistoletë floriri, me të cilën gjuan paratë.
Në video dallohet biznesmeni që “qëllon” i pari dhe më pas ia jep “armën” e florinjtë djalit të tij që të vijojë të njëjtin ritual, shkruan Daily Mail.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=38&v=Lb204Jqj4bE