Telegrafi

Dasma luksoze e Samir Ujkanit, e plotësuar me elemente tradicionale (Foto)

Portieri shqiptar, Samir Ujkani, i ka dhënë fund beqarisë duke e kurorëzuar me martesë lidhjen disavjeçare me partneren e tij, Efnan Jusufi.

Ceremonia e martesës është zhvilluar në një prej restoranteve luksoze në periferi të Prizrenit.

Vallëzimi i çiftit (InstaStory)

Familjarë dhe miq të shumtë ishin të pranishëm në dasmën e portierit të Pisas.

Aty nuk munguan as fytyrat publike, disa prej të cilëve kanë postuar fotografi të dasmës në profilet e tyre në rrjetet sociale.

Nuk mungoi tradita (InstaStory)

Nga fotografitë e postuara vërehet se tradita shqiptare ka qenë pjesë e ceremonisë.

Lexo po ashtu Shtatzënia e gruas përcakton dasmën e Samir Ujkanit?

Ditë më parë, është spekuluar se shtatzënia e Efnanit ka qenë mes tjerash arsyeja që ka përshpejtuar martesën. /Telegrafi/