Mos harroni që fustani që ju vishni përcjell një pjesë të personalitetit tuaj, ndaj duhet të jeni të kujdesshëm dhe të mos rrezikoni në zgjedhjen e tij.
Kemi dy ngjyra të zakonshme të fustaneve; të bardhën dhe panën por ju duhet të zgjidhni fustanin që i përshtatet edhe ngjyrës së lëkurës tuaj.
Nuset bionde preferojnë fustanin e bardhë pasi reflekton lëkurën dhe bukurinë e tyre. Vajzat brune me lëkurë më zeshkane zgjedhin fustanin ngjyrë pana ose të bardhën pak më të zbehtë që të mos errësojë më tepër ngjyrën e lëkurës së tyre por ta zbukurojë atë.
Nëse ju jeni vajzë me natyre të qetë, romantike, zgjidhni një fustan të thjeshtë sharmant të tipit saten, kifon etj. /Telegrafi/