Edhe një çift i kinematografisë turke ka kurorëzuar romancën e tyre disavjeçare.
Bëhet fjalë për Burak Ozcivit dhe Fahriye Evcenin, të cilët i kanë thënë po njëri-tjetrit.
Në ceremoninë e organizuar në supervilën Sait Halim Paşa Yalısı të Stambollit ishin të pranishëm shumë miq dhe familjarë të dyshes, transmeton Telegrafi.
Theksojmë se gjithë shikuesit e serialit “Kara Sevda” e njohin aktorin turk, i cili në këtë serial luan rolin kryesor, atë të Kemalit ndërsa Evcen luan rolin e “Nihanit”.
Ndryshe, së fundi kurorëzuan lidhjen edhe aktori tjetër turk Tolgahan Sayisman dhe bukuroshja shqiptare Almeda Abazi. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=LMkD-zHQwQA