Është publikuar së fundmi kënga më e re “Thjeshtë të du” nga Flori.
Teksa emocionet e tekstit dhe muzikës kaplojnë secilin që e dëgjon, mjaft i veçantë duket të jetë edhe klipi i këngës.
Për t’i dhënë edhe më shumë kuptim këngës, klipi “Të du” ka sjell atmosferën e një dasme të vërtetë, të organizuar së fundmi.
https://www.youtube.com/watch?v=EM-kwBuB0z4
Bëhet fjalë për dasmën e sipërmarrësit kosovar, Petrit Kllokoqi, i cili i ka dhënë fund beqarisë pak kohë më parë me bukuroshen Erëza Peci.
Atmosfera në dasmë duket të ketë qenë tejet e veçantë dhe klasike, me çka ka zbukuruar klipin edhe më shumë.
Veshjet e dasmës ndërkohë janë dizajnuar nga stilistja e njohur vendore, Blerina Kllokoqi-Rugova, e cila njëherësh ka qenë edhe motra e dhëndrit.
Dasma e cila numëronte një pjesë të mirë të të ftuarve VIP, duket të ketë qenë tejet glamuroze teksa u ‘përjetësua’ edhe me një klip. /Telegrafi/