Telegrafi

“Dasma e shekullit”: Gjyshërit i thanë “Po” njëri-tjetrit, pas 40 vitesh bashkë dhe së fundmi vendosën të zyrtarizojnë lidhjen

Një qytet meksikan ka organizuar së fundmi një martesë të shumëpritur e cila madje nga disa është quajtur si “dasma e shekullit”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Doña Beba dhe Don Pancho që kaluan 40 vite bashkë dhe së fundmi vendosën të zyrtarizojnë lidhjen e tyre.

Miqtë dhe familja iu bashkuan çiftit dhe i gjithë qyteti e festoi këtë rast në një mënyrë të madhe.

Genoveva Romero Encinas, 86 vjeçe, dhe Francisco Maldonado Valenzuela, 88 vjeç, u martuan në janar 2023 në famullinë San Pedro de la Cueva.

Dhe qindra njerëz u mblodhën për të festuar me çiftin në ditën e tyre të veçantë ndërkohë që Doña Beba mahniti me një fustan të bardhë dhe një vello që mbulonte fytyrën e saj, ndërsa Don Francisco veshi një kostum dhe kapelë të zezë me prerje kauboji.

Municipal Plaza i qytetit ishte vendi i përsosur për festën, duke mirëpritur qindra njerëz.

Veç këtyre, ceremonia e martesës dhe dashuria për çiftin bëri që agjencitë e udhëtimit të ofronin paketa për të marrë pjesë në festë, ku përfshihej transport vajtje-ardhje dhe ushqim.

Në shesh u ngritën tezga, ku shiteshin ushqime të skuqura, pije të freskëta, mish të pjekur, hot dog dhe produkte të tjera. /Telegrafi/