Princ Leka dhe Elia Zaharia kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë këtë vit, gjersa kjo ceremoni ishte një nga më të përfolurat në media.
Dasma e mbajtur më 8 tetor të këtij viti, është cilësuar si një nga dasmat e vitit, sipas mediave austriake.
E përditshmja “Kurier”, ka publikuar një artikull përmbledhës me dasmat që bënë më së shumti bujë gjatë vitit 2016.
Një ndër ta sipas tyre është edhe ajo e Lekës, trashëgimtarit të dytë të frontit, të Mbretiti Zog.
Ka qenë princesha Elia Zaharia ajo e cila ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, përmes së cilës ka shprehur falenderimet për mediat austriake që e vlerësuan dasmën e saj si një nga më të bujshmet e këtij viti. /Telegrafi/