Një kompani komunale po përballet me pastrimin e mbeturinave të mbetura pas martesave të dy fëmijëve të të një familjeje miliarderësh Gupta në Indi.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, festimet e dasmës së Suryakant, birit të Ajay Gupta, u zhvilluan në Auli nga 18-20 qershor, ndërsa martesa e Shudankut të Atul Gupta u mbajt nga 20 deri më 22 qershor.
Dhe çfarë ka ndodhur është se bashkë me ceremoninë “kanë ardhur” edhe një masiv mbeturinash, të cilat supozohet të kenë arritur deri në 200 ton.
Më parë, autoritetet gjithashtu kishin thënë se përgatitjet ditore të dasmave po dëmtonin mjedisin.
Shumë të famshëm, përfshirë ministrat e parë, yjet vendorë dhe një mësuese jogash kishin marrë pjesë në dasmë.
Bëhet e ditur se pothuajse të gjitha hotelet dhe vendpushimet janë rezervuar dhe lulet janë importuar nga Zvicra për dy martesat e profilit të lartë.
Një mbikëqyrësi, së bashku me një ekip prej 20 burrash, i është dhënë detyra që të merren me mbeturinat.
“Deri më tani janë pastruar mbi 150 kuintalë mbeturina. Pas përfundimit të punës së pastrimit, do t’i dërgohen faturat e përgjithshme të të gjitha shpenzimeve, duke përfshirë punën dhe automjetet. Familja ka rënë dakord të paguajë të gjithë faturën dhe gjithashtu të sigurojë një automjet për Komunën”, ka thënë Shailendra Panwar, kryetari i Komunës. /Telegrafi/