Një i ri shqiptar në Itali është goditur më thikë nga një i ri italian dhe po lufton për jetën pasi gjendet në gjendje kritike.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Stradela, ku shqiptari 17-vjeçar së bashku me autorin, Simone Madalunon 19-vjeç, pëlqenin të njëjtën vajzë. Dhe ka qenë pikërisht ajo molla e sherrit mes të dyve.
Sherri nisi të dielën në diskotekë e më pas vijoi ditën e sotme pasdite.
Shqiptari dhe italiani kishin lënë një pikë takimi për t’u “sqaruar” dhe aty u përleshën sërish. Italiani Madaluno ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur shqiptarin në kraharor.
Kanë qenë banorë të zonës ata që lajmëruan autoritetet. /albeu /