Site icon Telegrafi

Dashurohet me stjuardesën, lajmëron për bombë në aeroplan

I kishte “rënë në kokë” për një stjuardesë të një fluturimi të kompanisë Lufthansa, që nisej nga Aeroporti i Beogradit për Frankfurt, sa që lëshon alarmin për një bombë në aeroplan, në mënyrë që ai të mos nisej dhe stjuardesa të mbetej aty.

65 vjeçari Zoran N., pasi kishte marrë refuzim nga stjuardesa për të dalë me të, ka gjetur zgjidhjen “ekstreme”: bën një telefonatë anonime, e cila alarmonte për një bombë në aeroplan.

Pas alarmit, për të marrë masa, ishin evakuuar 130 pasagjerë të cilët ishin në bordin e aeroplanit dhe pesë anëtarë të ekuipazhit, mes të cilëve edhe stjuardesa që “çmendi” telefonuesin.

Pas kontrolleve të kujdesshme dhe qartësimit se nuk ka asnjë bombë në bord, fluturimi i Lufthansa, fillimisht i programuar për në 6:15 të 18 korrikut, u nis për Frankfurt pas orës 14.

Zoran N. “trimëria” i kushtoi shtrenjtë – gjykatësi vendosi një muaj burg për burrin. /Telegrafi/

Exit mobile version