Site icon Telegrafi

Dashurohet në shoqen pasi bëhet djalë

Stacy u kthye në qytetin e lindjes pasi ishte ndarë me të dashurin dhe kishte humbur punën në Londër. Mori një banesë me qira dhe me muaj të tërë nuk doli jashtë. Motra e saj më e re, Lyndsey (23 vjeçe) shqetësohej kur shihte atë duke u zhytur në depresion dhe organizoi një festë.

Asaj i trokitën në derë dhjetëra shokë. E pa interesuar fare, Stacy po qëndronte ulur në dhomë me një shishe vere në dorë. Iu afrua një djalë dhe filluan të flasin. E kuptuan se u pëlqejnë të njëjtat gjëra dhe filloi të ndjehet një afërsi ndërmjet tyre. Pasi kishin shkuar të gjithë, ajo e puthi dhe ai më nuk u ndal.

“Më tha se duhet të më tregojë diç… se njihemi dhe kemi luajtur bashkë në shkollë. I thashë se kjo nuk është e mundur pasi jam shoqëruar vetëm me vajza. Atëherë më pyeti se a më kujtohet Gemma”, tha Stacy.

Vërejti ngjashmëritë por mendoi se është vëllai i saj. Kanë qenë shoqe të mira deri në moshën 16 vjeçare. Pas largimit të Staceyt nga qyteti, ato humbën kontaktin. “Unë jam Gemma, më tha. Mbeta pa fjalë. Nuk mund të flisja”, rrëfen Stacy.

Ai sqaroi se si gjithmonë ka qenë djalë, por tash ka edhe trupin e djalit. Edhe pse i tha se do të shiheshin përsëri nuk ishte e sigurt për këtë. Luftoi me veten. Filloi të mendoj se mos është lesbike. Bënë dashuri një muaj më vonë. Dylan ende ka trup femëror edhe pse ka hequr gjoksin. Nuk ka operuar gjenitalet pasi është i kënaqur me pamjen e tij.

“Tash jetojmë së bashku që gjashtë muaj. Kurrë nuk kam qenë më e lumtur. Kam menduar se më kurrë nuk do të martohem, por tash duket se jam bërë pishman”, tha Stacy. /Telegrafi/
 

Exit mobile version