Site icon Telegrafi

Dashurohet në martesën e vet

Nusja e cila është martuar në bregdetin kuban, e ka lënë burrin e saj për shkak të kamerierit i cili ka shërbyer në martesën e saj.

34-vjeçarja britanike Andrea McMillan nga qyteti Brighton thotë se është goditur nga shigjeta e Amorit kur e ka parë Jose Miguelin dhe se bashkëshortin e saj 30-vjeçar Carl Taylor e ka lënë menjëherë pasi që është kthyer në Britani të Madhe, pas martesës e cila i ka kushtuar mbi 5 mijë euro.

Disa javë më pas ajo është kthyer në Kubë tek i dashuri i saj Jose, derisa çifti i lumtur së shpejti do të martohet në të njëjtin vend ku Andrea është martuar herën e parë dhe ku janë takuar.

Exit mobile version