Jeta private e figurave tona publike natyrisht është pjesa e cila më së tepërmi u intereson publikut.
Edhe pse disa po mundohen që këtë pjesë ta mbajnë vërtetë në suaza të privates ka të tillë që me vetë dëshirë ngritin polemika sa i përket kësaj çështje.
E fundit e cila duket se ka bërë hapa mjaft të rëndësishëm në aspektin e dashurisë është, ish Miss Kosova, Arbnora Ademaj.
Sipas një fotografie të publikuar nga vetë Arbnora në Instagram duket se statusi i saj nuk është më single.
Edhe pse nuk dihet ende se kush është personi që i mori zemrën asaj duket se më në fund ajo ka gjetur shpirtin e saj binjak.