Site icon Telegrafi

Dashurohen në momentet kritike

Aeroplani me 155 pasagjerë vitin e kaluar ishte përplasur në lumin Hudson, vetëm pak çaste pasi ishte ngritur nga pista. Shkathtësia e pilotit kishte shpëtuar jetën e pasagjerëve, në mesin e të cilëve ishin edhe Laura Zych dhe Ben Bostic.

Para fluturimit ata as që e kishim vërejtur njëri-tjetrin – mirëpo pasi u përplasen në lumë, filluam të luftonim për jetën e njëri-tjetrit, sikur të njiheshim gjatë gjithë jetës.

Më muaj të tërë, pas këtij aksidenti, ata kanë vizituar njëri-tjetrin. Kanë pasur edhe një takim të papritur në një ceremoni martesore të mikut të tyre të përbashkët, bën të ditur Daily Mail.

Aty edhe u njoftuan formalisht, dhe kuptuan se kanë lindur për njëri tjetrin. “E shoh vetën në lidhje dashurie me të edhe pas 20 vjetësh. Thjesht e kemi gjetur njëri tjetrin”, ka thënë Ben. /Telegrafi/
 

Exit mobile version