Site icon Telegrafi

Dashurohen në bunker gjatë bombardimeve, festojnë 75-vjetorin e lidhjes (Foto)

John dhe Josephine nga Co Durhami i Anglisë, që janë takuar në një bunker gjatë bombardimeve ajrore të Luftës së Dytë Botërore, e kanë festuar 75-vjetorin e martesës.

Ata ishin dashuruar në nëntokë, derisa dy vite më vonë kur po thoshin betimet për martesë të përjetshme, kisha u errësua nga raketat që binin po nga qielli, transmeton Telegrafi.

Sytë e tyre u kryqëzuan për herë të parë, në një bunker që strehonte njerëzit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Së bashku me shoqet e saj, 16-vjeçarja ka qenë duke shikuar film, kur papritmas është ndezur alarmi. Për këtë arsye, stafi i kinemasë e ka këshilluar që të shkojë në qendër të qytetit, ku ndodhet vendstrehimi më i afërt.

“Nuk kisha hyrë më parë në një vend të tillë, andaj më dukej shumë e frikshme”, thotë 94-vjeçarja, që ka moshë të njëjtë me burrin e saj.

Vetëm pak momente pasi kishte hyrë, ajo e ka parë në ambientin e ndotur dhe të errët Johnin, që ishte së basku me disa shokë.

“U martuam në kishë më 20 dhjetor 1941 dhe gjithçka ishte errët dhe e mbuluar nga bloza, shkaku i detonimeve përjashta”, ka shtuar më tej Josephine.

Mirëpo, edhe 75 vjet pas, ata nuk do donin të ndryshonin asgjë nga jeta e tyre.

Bashkëshortët dhe familjarët e tyre, kanë festuar së bashku përvjetorin në shtëpinë ku e kanë kaluar pothuajse tërë jetën e tyre.

Pas martesës frikësoheshim se Johni duhet t’i bashkohet Ushtrisë, por meqenëse ishte murator, e dërguan të punojë në një ndërtesë në Londër.

“Më pas unë u sëmura dhe ai u detyrua të kthehej për t’u kujdesur për mua, e që atëherë më nuk jemi ndarë. Është sikur dënim i përjetshëm”, ka thënë ajo me mahi.

Por, me gjithë problemet e shumta, ata kanë pasur jetesë të lumtur që iu ka sjellë dy djem, katër mbesa, një nip, katër stërmbesa dhe tre stërnipër.

Të gjithë këta trashëgimtarë dhe partnerët e tyre, kanë shkuar së bashku në shtëpinë e gjyshërve që të festojnë së bashku përvjetorin e rëndësishëm. /Telegrafi/

Exit mobile version