Site icon Telegrafi

Dashurinë në serialin “Më fal” e kurorëzojnë edhe në jetë reale: Martohen “Feridja” dhe “Xhesuri”

Edhe një dasmë mes aktorëve të kinematografisë turke është mbajtur gjatë ditës së djeshme në Stamboll. 

Bëhet fjalë për kurorëzimin e dashurisë mes Seyma Korkmaz dhe Cuneyt Mete, të cilët janë të lidhur që nga viti 2017.

Theksojmë se aktorja u bë e njohur me rolin e “Ferides” në serialin shumë të shikuar “Më fal” si dhe aktori njihet si “Xhesuri” në po këtë seria.

Dyshja ka publikuar imazhe të ndryshme në rrjetet sociale teksa në dasmë kanë ftuar një numër të vogël të miqve.

Kujtojmë se sipas të dhënave, Şeymas ka pas vete 30 vjet jete ndërsa burri i saj ka hiç më pak se 48 vjet.

Ndryshe, dyshja është duke punuar në projekte të reja filmike që së shpejti do ‘i shohin në ekranet televizive. /Telegrafi/

Exit mobile version