Site icon Telegrafi

Dashuria si kokaina

Në të vërtetë kaq kohë nevojitet që kemikaliet që kontrollojnë ndjenjën e euforisë të vërshojnë trurin pasi që shohim personin që na pëlqen. Vala e parë e kemikalieve stimulon 12 pjesë të ndryshme të trurit dhe truri fillon të lirojë dopaminë, adrenalinë dhe kemikalie tjera. Këto kemikalie lirohen edhe pas përdorimit të kokainës, që do të thotë se dashuria ka të njëjtin efekt si droga.

“Ky hulumtim vërteton se dashuria ka shpjegim shkencor. Por shtrohet pyetja: ‘A dashurohet zemra apo truri?’ Përgjigjja është truri, por edhe zemra luan rolin e vet”, tha udhëheqësja e hulumtimit, profesoresha, Stephanie Ortigue. /Telegrafi/
 

Exit mobile version