Site icon Telegrafi

Dashuria për punë e Lulzimit mposht çdo sfidë

Puna e bën njeriun, thoshte një fjalë e urtë. E në rastin e Lulzimit, puna, jo vetëm që e bën atë, por dashuria e tij për punë, i ndihmon ta mposhtë çdo sfidë.

Çdo mëngjes, e gjejnë këtu. Kafen e mëngjesit e pi me shoqërinë, me të cilët preferon ta kalojë tërë ditën.

Lulzim Morina, thotë që të gjithë e duan dhe e respektojnë, madje edhe fëmijët e vegjël. Kur e shohin, e përqafojnë dhe nëse ka nevojë për ndihmë, e ndihmojnë pa ngurrim.

Ka shoqëri të të gjitha moshave, gjë që e bën edhe më të veçantë. Përkundër sfidave që ka, ai asnjëherë s’ka ndalur ta bëjë atë që ka dashur.
Në vitin 2003, ka filluar me punën e parë. Ka pasur një barnatore bujqësore.

Edhe pse është dashur ta mbyll, ai prapë nuk është ndalur dhe ka vazhduar me punë të tjera. E të gjitha këto sfida i ka kaluar me vëllain e tij, të cilin e kujton me shumë mall.
Tani atë e gjen në kafenenë dhe marketin, ku punon. Atë e ndihmon kohë pas kohe nipi i tij 9 vjeçar, Dioni. Të dy së bashku punojnë, dhe ndihmojnë njëri-tjetrin.

Mëngjesin ia fillon duke e kontrolluar nëse çdo gjë është në rregull.

Lulzimi thotë që asnjëherë nuk duhet ndalur për të bërë atë që do, sepse gjithmonë do të arrish nëse kë qëllimin dhe motivin.

Ai dëshiron që të bëhet inspirim për të gjithë, të tregojë që ju mundeni dhe që nuk bën ta humbni besimin asnjëherë. Lulëzimi ka një mesazh për të gjithë, ta duan punën dhe ta bëjnë atë me shumë dashuri.

E Lulzimin e lamë në punën e tij, dhe me shoqërinë e tij, duke iu dëshiruar ditë sa më të mirë. /RTVDukagjini/

Exit mobile version