Site icon Telegrafi

Dashuria për fitnesin e Burim Vatovcit

Shumica prej nesh rrimë shumë gjatë në telefona, duke shikuar video të shumta.

Mirëpo sa herë ju ka ndodhë, që prej tyre të inspiroheni dhe të ju shërbejnë si shembull në jetë?

Personazhi ynë, Burim Vatovci, ka filluar të ushtron body building, pikërisht kur ka parë në internet një fotografi, që i ka shërbyer si inspirim, apo gacë për jetën e tij prej atij momenti.

Edhe pse Burimi është person me nevoja të veçanta, ai nuk e ka parë këtë si pengesë ta vazhdojë ëndrrën e tij. Tash e 6 muaj, ai çdo ditë ushtron fitnes.

Me çantën e tij, ku i ka të gjitha pajisjet e nevojshme, çdo ditë pas shkollës, shkon menjëherë në fitness.

Ushtron për orë të tëra, pa u lodhur asnjëherë. Madje regjimit të tij i shton edhe ushtrime të reja.

“Në fillim, kam bërë ushtrime të thjeshta, veç për nxemje, mirëpo tash kam arritur edhe të çoj pesha deri në 100 kilogram”,  tha Burimi për RTV Dukagjinin.

Ai tregon, cilin ushtrim e pëlqen më shumë, dhe e bën më me dëshirë çdo herë.

Njëjtë si fotografia që e ka inspiruar atë, dëshiron që edhe ai, me punën e tij, të jetë inspirim për dikë tjetër.

Duke punuar shumë, me shumë dashuri për këtë pasion,ai ka edhe një ëndërr që lidhet fitness. Dhe që pasi ta përfundoj shkollën, do t’i përkushtohet plotësisht.

Dëshira e tij është që një ditë të bëhet trajner fitnesi, si dhe të përfaqësoj Kosovën për body building.

Për vullnetin e tij për të ushtruar, tregon edhe trajneri i fitnesit, Fatbardh Sadiku. Prej ditës së parë ai ka ushtruar me Burimin, dhe thotë që nuk lodhet asnjëherë, dhe nuk dorëzohet pa e bërë më të mirën.

Trajneri thotë që fillimet kanë qenë pak të vështira, mirëpo me shumë punë, Burimi tani është bërë profesionist.

E ne Burimin e lam dukë bërë atë që e dëshiron më së shumti, duke ushtruar./RTV Dukagjini

Exit mobile version