Iago Aspas ishte bërë i njohur në vitin 2013 kur nënshkroi me një klub të madh si Liverpoolin, por që fati nuk i eci aspak.
Për disa është e thënë që gjithçka të shkojë mirë vetëm në vendin ku kanë lindur dhe janë rritur.
E tillë është karriera e sulmuesit spanjoll Iago Aspas.
Pas aventurës me Liverpoolin dhe huazimin te Sevilla, ai u kthye në Celta Vigo në vitin 2015 dhe që atëherë ka shënuar 83 gola, numër jo i vogël.
Në afatin kalimtar të janarit, spanjolli mori një ofertë të madhe nga një klub i Superligës kineze dhe mundësia që ai të bëjë shumë para ishte e madhe, pasi oferta ishte 7 milionë euro në sezon.
Por dashuria e tij për Celta, ishte më fortë dhe më e madhe se sa oferta.
Emotional former Liverpool striker Iago Aspas cries tears of joy after scoring two goals to give his beloved Celta Vigo hope of avoiding relegation pic.twitter.com/W0oTD63tto
— Lilian Chan (@bestgug) March 31, 2019
Ai nuk pranoi ofertën dhe së bashku me skuadrën e tij të zemrës, po lufton për të shpëtuar nga rënia në nivelin e dytë të futbollit spanjoll, edhe një herë.
Që kur u rikthye nga dëmtimi që e kishte rishtazi, ka pesë gola dhe ka dhënë dy asistime në tri ndeshje kundër Villarreal, Huesca dhe Real Sociedad.
In 2019 Celta de Vigo were on the verge of relegation to Segunda. A man called Iago Aspas returned from a long injury, to play his first match of the year at Balaídos, he scored two goals. He saved Celta. (For now). He cried.
— Alexandra Jonson (@AlexandraJonson) March 30, 2019
Në këto ndeshje Celta ka marr shtatë pikë, por ai pas çdo ndeshje është me lotë në sy, duke treguar saktësisht se çfarë do të thotë Celta për të.
Iago Aspas is truly the definition of a warrior. Since coming back from injury 3 games ago:
⚽️⚽️ vs. Villarreal
⚽️🅰️🅰️ vs. Huesca
⚽️⚽️ vs. Real SociedadSingle-handedly saving an entire club from relegation! 🔥 pic.twitter.com/0noZowpjhk
— . (@FutbolScout_) April 7, 2019
Humbet penalltinë, ai qanë, por edhe kur fiton e bënë të njëjtën gjë.
https://www.youtube.com/watch?v=Fjq2sLWR8nc
Klubi ishte në zonën e rënies kur ai u kthye nga lëndimi dhe tani në sajë të kontributeve të tij të pabesueshme, ata janë në vendin e 16, ku kanë mbetur edhe shtatë ndeshje.
Iago Aspas had received an offer from a Chinese club in January where he could have earned €7m a year. He didn't accept.
He stayed at Celta to save his club.
Aspas last week cried tears of joy after scoring 2 goals vs Villarreal to secure 3 points for Celta & avoid relegation. pic.twitter.com/61MfDF1h8a
— Barça Insider (@theBarcaInsider) April 8, 2019
Nëse ata e shmangin rënien atëherë Aspasi meriton botën., pse jo një statujë jashtë stadiumit , por edhe çelësat e qytetit. /Telegrafi/