Nusja 85-vjeçe, dhëndri 33 vjeç, por asgjë nuk i ndaloi që dashurinë e tyre ta legalizonin publikisht.
Kjo ka ndodhur në ishullin e Qefalonias në Greqi.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke, të cilat theksojnë se nusja nuk ishte aq pre e lehtë për dhëndrin. 85-vjeçarja ka rrëfyer se ajo nuk ra aq lehtë në krahët e të dashurit të saj.
33-vjeçari është munduar rreth gjashtë muaj duke i ardhur rrotull të zgjedhurës së tij të zemrës, derisa 85-vjeçarja i tha ‘PO’.
Tani ata po shijojnë muajin e mjaltit. /Shqiptarja/