Site icon Telegrafi

Dashuria nuk mjafton: Gjërat që i mësoni për lidhjet kur më në fund jeni në një lidhje të mirë

Disa njerëz futen në lidhje romantike sepse frikësohen nga vetmia. Disa tjerë e bëjnë sepse bien kokë e këmbë në dashuri me dikë.

Por, pavarësisht arsyes, të gjithë mund të pajtohemi kur themi se duam që lidhja jonë të jetë domethënëse, e fortë dhe afatgjate, transmeton Telegrafi.

Pra, pyetja është: çfarë e bën një lidhje të mirë?

Me siguri gjëja e parë që ju vjen në mendje është dashuria. Madje, mund të mendoni se dashuria është e mjaftueshme dhe asgjë tjetër nuk ka rëndësi.

Por, a është kjo e vërtetë?

Të gjithë kemi parë çifte shumë të dashuruara me njëri-tjetrin, por që prapëseprapë lidhja e tyre ka dështuar. Ndoshta edhe vet keni qenë në një lidhje të tillë.

Dhe, sipas ekspertëve, një lidhje e mirë kërkon shumë gjëra tjera përveç dashurisë.

Një lidhje e mirë ju bën të vetëdijshëm për të gjitha gjërat që i keni bërë gabim në lidhjet e kaluara, por që nuk i keni vërejtur.

Ju bën më të vetëdijshëm për nevojat tuaja, dëshirat dhe pritshmëritë.

Ju tregon se çfarë do të thotë të jeni në lidhje me një person që ju kompleton në nivel intelektual, shpirtëror dhe emocionale.

Më poshtë ju sjellim disa prej gjërave më të rëndësishme që i mësoni nga një lidhje e mirë.

1: Nëse dikush vërtet ju dashuron dhe dëshiron të jetë me juve, atëherë do të jetë me ju. Një person i tillë asnjëherë nuk lejon diçka apo dikë t’jua shkatërrojë lumturinë, t’jua shkatërrojë dashurinë apo t’ju ndajë. Veç kësaj, një person i tillë gjithmonë ju tregon sa e rëndësishme jeni për të dhe sigurohet të ndiheni e sigurt dhe e mbrojtur.

2: Nëse dikush vërtet brengoset për ju, ai asnjëherë nuk ju vë në pozitë për t’i dyshuar ndjenjat që i ka për juve. Personi i duhur asnjëherë nuk ju shmanget me arsyetime se nuk është koha e duhur ose se është koha të përqendrohet në karrierë.

3: Ju mësoni se lidhjet e suksesshme dhe domethënëse kërkojnë më shumë se dashuri. Ato kërkojnë përkushtim. Kërkojnë durim, kuptim, mëshirë, respekt, angazhim, kompromise dhe sakrificë. Lidhja e suksesshme kërkon të punoni në veten – të jeni të gatshëm të rriteni personalisht dhe të bëheni një version më i mirë i vetes.

4: Fjalosjet nuk ju ndajnë – ju afrojnë! Në lidhje të suksesshme, fjalosjet ju ndihmojnë ta forconi dhe përmirësoni lidhjen përmes komunikimit të duhur.

5: Nuk hiqni dorë nga njëri-tjetri. Ju nuk hiqni dorë pa u fjalosur dhe pa e jap më të mirën për t’i rregulluar problemet dhe për t’i bërë gjërat të funksionojnë. /Telegrafi/

Exit mobile version