Rezultatet e një anketimit të fundit na tregojnë se siguria është gjëja kryesore që ndikon në atë se me kë martohemi.
Fatkeqësisht, dashuria nuk ka të bëjë gjë me atë, transmeton Telegrafi.
Hulumtimi ka përfshirë pesë mijë çifte mes moshës 25 dhe 65 vjet.
Besojeni ose jo, vetëm 18% prej tyre kanë thënë se dashuria është parametri përcaktues se përse kanë vendosur të martohen.
Gjëja më interesante rreth këtij hulumtimi ka qenë përgjigja e pjesëmarrësve ndaj pyetjes se çfarë u jep atyre kënaqësinë më të madhe në lidhje.
40.7% prej tyre janë përgjigjur njëzëri – siguria.
Pastaj, 33% e femrave kanë thënë se duan një partner besnik, 26% prej tyre dikë që kujdeset për to, e kështu me radhë.
Përndryshe, eksperienca shoqërore na ka treguar se për mijëra vjet, femrat gjithmonë i kanë zgjedhur partnerët me të cilët e kanë ditur se do të jenë të sigurta. /Telegrafi/