Site icon Telegrafi

Dashuria në varreza shkoi shumë keq

Gjatë vizitës së varrezave në një moment qifti filloi të bëjë dashuri, ndërsa në aksion e sipër ata arritën të thyejnë një përmendore varri.
Për të qenë fatkeqësia më e madhe, përmendorja i ra gruas në këmbë duke i shkaktuar lëndime serioze dhe momentalisht ajo po qëndron në spital në New Jersey, shkruajnë mediat amerikane. Policia pas fatkeqësisë doli në vendin e ngjarjes dhe regjistroi dëmet e shkaktuara, por ende nuk dihet nëse do të ngritet akuzë kundër qiftit. /Telegrafi/

Exit mobile version