Telegrafi

Dashuria mes vajzës me mjekër dhe ‘djaloshit gaforre’

Jessa Olmstead dhe Grady Stiles, janë takuar në cirk, disa vite më parë dhe tani e kanë filluar e lidhjen e dashurisë.

Vajza 30-vjeçare ka mjekër në fytyrë, kurse i dashuri saj nëntë vite më i vjetër, vuan nga ectrodactyly, një gjendje e rrallë, që i bën gjymtyrët të duken si kthetra, transmeton Telegrafi.

Megjithëse kanë probleme fizike, ata po ndjehen të lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit.

“Po që se njerëzit nuk flasin për ne, do të ndjehesha e befasuar. Të gjithë na shikojnë me dyshim, por nuk më bën përshtypje. Ai është i mahnitshëm dhe unë jam e çmendur pas tij”, ka thënë Jessa për lidhjen e saj. /Telegrafi/