Nuk nevojiten shumë dije shkencore që të kuptojmë se fëmijët që marrin dashuri dhe përkujdesje gjatë fëmijërisë, të rritur do të kenë një shëndet mendor më të mirë. Nga 2905 gra e burra me moshë 25-74 vjeç, studiuesit në Universitetin e ju Jorkut – Fakulteti i Shëndetit Publik dolën në përfundimin se, dashuria dhe përkujdesja në moshën e fëmijërisë mund të jenë me të vërtetë armët më të çmuara të prindërve për luftimin e sëmundjeve. Ata që ishin edukuar me butësi, prekeshin më pak nga sëmundjet kronike si: hipertensioni, diabeti dhe artriti; ndryshe nga ata që pyetjeve si: “Sa shumë i kuptonte ma maja juaj problemet dhe shqetësimet tuaja?” ose “Sa shumë nga koha e tij ju kushtonte babai juaj?”, nuk dinin si t’i përgjigjeshin.
Personat që kanë mbështetje të fuqishme nga prindërit, zhvillojnë një sistem im unitar të fuqishëm dhe përballojnë me sukses problemet me shëndetin. Grada e vetëvlerësimit që ka çdo fëmijë, ambienti familjar si edhe rrjeti i gjerë shoqëror e mbështetës veprojnë si mekanizma mbrojtjeje e përkujdesjeje. Elementi i lidhjes prindër – fëmijë është i rëndësishëm sepse ka të bëjë me arsyetimin, mirëkuptimin dhe përpunimin terapeutik të situatave iç janë: çekuilibrimet emocionale, përdorimi i lëndëve narkotike dhe anoreksitë nervore.
Por si mund të fitojmë dhe të ruajmë kontaktin psikik ndërkohë që fëmija rritet?
– Duke qenë vazhdimisht pranë tij dhe duke dëgjuar me vëmendje çfarëdo që ka për të na thënë.
– Duke rritur një fëmijë të sigurt e duke formuar kontakt emocional mes nesh dhe fëmijës.
-Duke komunikuar me të në mënyrë konstruktive.
Çfarë mund të bëni ju?
Mosha parafoshnjore dhe foshnjore
Ndihmoni fëmijën të zbulojë veten e tij bashkë me ju, por edhe … pa ju. Në nivelin e eksperiencave, nevoja e tij që të jetë i pavarur do të duhet të ekuilibrohet me një ndjenjë sigurie. Kjo do të thotë që, për shembull: nga njëra anë do ta shtyni të mësojë biçikletën dhe nga ana tjetër, në qoftë se lëndohet, do ta ngushëlloni dhe do t’i ofroni përqafimin më të ngrohtë. Shprehje si “Të thashë unë!”, “Të kishe kujdes!” ose “Mirë t’u bë!” nuk ndihmojnë. Në të kundërt, e frenojmë të njohë vetveten.
Mosha shkollore
Vazhdoni të tregoni interesimin tuaj akoma edhe nëse vogëlushi juaj nuk i konsideron tashmë veprimet tuaja “cool” = të këndshme. Sipas studimeve shumëvjeçare, fëmijët e prindërve që marrin pjesë në mënyrë aktive në jetën e tyre të përditshme, janë më të mbrojtur në shëndet dhe në sjellje nga rreziqe të ndryshme që “kërcënojnë” zakonisht këtë moshë. Mirëpo, përkëdheljet dhe puthjet u shkaktojnë ndjenjë turpi fëmijëve dhe ata reagojnë duke u shmangur. Vini në punë humorin tuaj që t’u afroheni dhe të bëni bashkë më ta gjëra shumë argëtuese.
Adoleshenca
Qëndroni të përqendruar tek faktet dhe shmangni raportimet e vazhdueshme që mbështetet në tre komponentë: seks-¬alkool- lëndë narkotike. Adoleshentët kanë nevojë për mirëkuptim dhe sinqeritet. Ndryshe, largohen nga prindërit sapo kuptojnë që ata preferojnë të merren me predikime. Flisni me të realisht. Diskutoni me të hapur, vendosni rregulla konstruktive dhe mundohuni të gjeni bashkërisht mënyra të shmangni zakone të rrezikshme. Për shembull, propozojini atij ta merrni ju nga një party, sesa të hyjë në një makinë me shofer një tjetër adoleshent, i cili edhe mund të ketë pirë.
Mbani mend që, përballja direkte mund të ndërtojë mes jush një lidhje besimi dhe i vërteton fëmijës suaj që ju interesohen! me të vërtetë.
/Telegrafi/