Telegrafi

“Dashuria ime, ëndrra ime e bërë realitet”, Alicia Keys me dedikim për bashkëshortin Swizz Beatz në përvjetorin e dhjetë të martesës

Alicia Keys dhe Swizz Beats (Foto: Getty Images/Guliver)

Alicia Keys dhe bashkëshorti i saj, Swizz Beats, festuan përvjetorin e dhjetë të martesës duke kaluar një fundjavë të bukur në shkretëtirë me dy djemtë e tyre.

Edhe pas një dekade martese, çifti tregoi se ata janë akoma shumë të dashuruar, pasi të dy u shfaqën të lumtur pranë njëri-tjetrit kur ndanë disa fotografi dhe video të përzemërta nga festa e përvjetorit në Instagram.

Këngëtarja “If I Ain’t Got You” e quajti Beatz si ‘dashurinë’ dhe ‘ëndrrën e bërë realitet’.

Alicia Keys dhe bashkëshorti i saj, Swizz Beatz (Foto: Instagram)

“Ti gjithmonë më bën të qesh. Ti më bën të qeshi, të mendoj, të rritem, të ëndërroj dhe të jem e befasuar nga dashuria jonë. Dhjetë vite”, shkroi ajo në postim para se të rrëfej se si kanë qenë këto vite për të.

“Kanë kaluar shumë shpejt, por kanë qenë shumë argëtuese. Shumë e vërtetë, duke vlerësuar dhe dashuruar thellësisht çdo moment me ty”.

Disa orë më vonë, Keys i dha 19.6 milionë ndjekësve të saj një vështrim të ëmbël me hënën e ndezur në sfond.

Rreth të njëjtës kohë, Beatz, 41 vjeçr, ndau një seri fotografish të bëra përgjatë dekadës së tyre së bashku për nder të dhjetë vjetorit.

Alicia Keys dhe bashkëshorti i saj, Swizz Beatz (Foto: Instagram)

Keys dhe Beatz u martuan më 31 korrik 2010 në një ceremoni private pranë Detit Mesdhe.

Ata janë prindër të dy fëmijëve: Egypt Daoud Dean dhe Genesis Ali Dean. /Telegrafi/

Alicia Keys (Foto: Instagram)

 

Alicia Keys dhe bashkëshorti i saj, Swizz Beatz (Foto: Instagram)