Dashuria i fiton të gjitha, mirëpo paraja fiton edhe dashurinë – kanë thënë latinët e vjetër. A kanë pasur të drejtë?
Është e vërtetë që kuleta plot dhe zemra e zbrazët janë ‘bashkëpunëtorë’ të vjetër. Kur paraja të sillet para syve, faktori dashuri mund edhe të mungojë, transmeton Telegrafi.
E po, a është kjo formula për lumturi të vërtetë?! Sa është ajo sot vërtet e rëndësishme?!
Duke u bërë ekskluzivisht gjuetarë të të mirave financiare a kemi harruar se ç’do të thotë të dashurosh? Përse italianët thonë: “Kur femra e bukur buzëqesh, kuleta qan”?!
Paratë janë dashuria e re
Sjellja juaj me paratë mund të kthehet në një hell në çdo etapë të lidhjes. Sipas një sondazhi britanik, bërë nga Daily Mirror, 81% e të anketuarave vazhdojnë të mendojnë se të flasësh për para është diçka joromantike, por nëse s’ke para s’mund mund të kesh romancë.
Sondazhi tregon se niveli i lumturisë korrespondon me sasinë e parave të një personi dhe ndryshe nga ç’ mendohet ky nivel lumturie nuk mbetet i pandryshuar pasi arrihet një shumë e kënaqshme, por vazhdon të rritet sa më shumë shtohet pasuria.
Çdo çift ka rregullat e tij, por është e rëndësishme që të dimë se të gjithë mbërrijmë në një lidhje dëshirë-shtrënguese për para.
Femrat e pavarura, janë mësuar aq shumë të kenë paratë e tyre, saqë kur vjen momenti të bashkojnë përgjegjësitë financiare, gjërat mund të bëhen të pavendosura.
Dashuri dhe para?
63% e meshkujve tregojnë se me t’u pasuruar, dukshëm është përmirësuar jeta e tyre seksuale dhe kjo është konfirmuar edhe nga 88% e femrave (seks cilësor). Plus studimi nga Univerziteti i Newcastle ka zbuluar se me mbushjen e llogarisë bankare rritet edhe numri i orgazmës tek femra.
Dhe nuk është çudi që paratë veprojnë si afrodizijak, sepse, shpjegojnë autorët, orgazma që rrjedh nga pasuria janë rezultat i evulucionit (femra kërkon mashkull me potencial më të madh). /Telegrafi/