Telegrafi

Dashuria e vërtetë: Kafshë kalojnë orë të tëra duke shikuar njëri-tjetrin nga dritarja

Një miqësi e pazakonshme mes një labradori dhe një ketri ka kënaqur njerëzit në mediat sociale.

Labradorit Oliver i pëlqen të ulet pranë dritares dhe në anën tjetër shpesh i bashkohet ketri Helen, i cili e shikon me qetësi nga dritarja.

“Këta të dy janë kthyer në aksion. Oliver kalon orë të tëra në karrigen prej druri dhe më pas vjen për ta vizituar Helen”, shkruan pronari i tij në përshkrimin e videos së publikuar në TikTok.

Ky çift i pazakontë kalon kohë duke parë njëri-tjetrin dhe kur Oliveri shkon në një udhëtim, Helen sigurohet që ta takojë kur të kthehet, natyrisht, në vendin e tyre të preferuar. /Telegrafi/

@brodifur They just hang out and look at each other. 🐶🐿️ #bestbuds #squirrellove #doglife #dogsiftiktok #lookoflove #squirrels #closetoyou #animals ♬ original sound – Brodie and Oliver