Site icon Telegrafi

Dashuria e parë: Korrespondenca romantike e cila pushtoi botën

Letra romantike e një amerikani të vogël i cili i shpall dashuri shoqes së klasës është bërë hit në Internet.

Djaloshi mori guximin dhe ia hapi zemrën një vajze të quajtur Ashley, të cilën e lut të bëhet e dashura e tij, transmeton Telegrafi.

– E dashura Ashely, a do të dëshirosh të bëhesh e dashnorja ime”?

Të dua shumë – shkroi në faqe interneti, duke kërkuar nga e zgjedhura e tij që të zgjedhë midis tri përgjigjeve: po, jo apo ndoshta.

Fatkeqësisht, Ashley refuzoi ofertën e tij dhe e rrumbullakoi me “jo”. Mirëpo, duke mos dashur që t’i prishë të gjitha urat pas vete, vajza dërgoi arsyetimin:

– Më vjen keq. Unë tashmë e kam të dashurin, i cili quhet Kyle. Mirëpo, kur të ndërpres lidhjen me të, ti do të jesh zgjedhja ime e parë”, shkroi Ashley dhe shtoi se kjo gjë me siguri do të ndodhë brenda dy-tre muajve.

Korrespondenca është postuar para dy ditësh në Reddit, ndërkaq deri tani e kanë lexuar me miliona veta. /Telegrafi/

Exit mobile version