Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave po pasuron përditë e më shumë fondin me dorëshkrime me vlerë të madhe kulturore dhe historike.
Kështu, në Fondin “Koleksione dorëshkrimesh osmane, arabe e perse”, në dosjen 383, ruhet një dorëshkrim që përmban historinë e dashurisë mes Lejlës dhe Mexhnunit.
Teksti është shkruar në 60 fletë letre me përmasa 180 x 135 mm, në osmanisht. Autori i veprës është i mirënjohuri Muhamed Fuzuli, i cili e shkroi atë në vitin 1219/1803, dhe është kopjuar nga Ismail, i biri i Hysejnit.
Libri është historia e një dashurie të pamundur mes Lejlës dhe Kajsit, i mbiquajtur Mexhnun (i çmendur), përshtatur në osmanisht sipas origjinalit të shkrimtarit pers Nizami Ganjavi. /ATSH/