Telegrafi

Dashuria e ministrit dhe ish-mësueses së tij që nisi në klasë

Duke qenë e zbuluar prej kohësh, është bërë “zyrtare” para syve të opinionit publik, në një rast solemn ditët e fundit: më 14 korrik në ditën përkujtimore të Bastijës.

Çifti u paraqit së bashku, dorë për dore.

Ai: Emmanuel Macron, 37 vjeç, Ministër i Ekonomisë në qeverinë Valls, nga Amiensi.

Ajo: Brigitte Trogneux, mësuese letërsie.

Rreth moshës së tyre (gjithsesi jo dhe aq mos përshtatëse), është në mes një sekret shtetëror. Mes përkujdesjes dhe rregullave të mirësjelljes, shtypi rozë francez, por jo vetëm, nuk është lodhur duke i fotografuar së bashku dhe ka konfirmuar se Brigitte është 20 vjet më e madhe se Emmanuel (secili mund t’i bëjë vetë llogaritë e tij).

Edhe ish-mësuesja bionde është nga qyteti i Amiensit.

Ata janë martuar në vitin 2007. Ajo nga një lidhje e mëparshme ka tre fëmijë, por dashuria e tyre shpërtheu që më përpara, në vitin 1995, duke parë që ministri i ardhshëm ishte një student i saj, që në moshën 16-vjeçare. Por, me sa duket dashuria nuk njeh vërtet moshë./Shqip/