Site icon Telegrafi

Dashuria e madhe për babanë, kinezja 6-vjeçe sakrifikon gjithçka që të kujdeset për babanë e paralizuar (Video)

Tian Haicheng nga Kina kishte mbetur i paralizuar kur në vitin 2016 pësoi aksident. Atë e kishte goditur një taksist që kishte humbur kontrollin mbi timonin dhe e kishte shtypur në trotuar.

Sikur kjo të mos i mjaftonte, pas këtij rasti e braktisi edhe gruaja e cila mori me vete djalin e tyre. Por, afër tij qëndroi vetëm vajza 6-vjeçe, e cila prej atij momenti filloi të përkujdeset për të, transmeton Telegrafi.

Jia Jia zgjohet në ora gjashtë dhe i bën masazh muskujve të këmbës së babait për më shumë se 30 minuta. Dhe para se të niset në shkollë, ia pastron dhëmbët dhe fytyrën.

Ndërkaq gjatë kohës kur ajo është në shkollë, për të kujdesen prindërit e tij që i përgatisin ushqimin. Por, Jia vazhdimisht e ndihmon duke e shtyrë karrocën.

Ajo thotë se për asnjë moment nuk i mungon e ëma, pasi që sipas saj nuk ka dashur të kujdeset për babanë e saj, por pranoi se i mungon vëllai me të cilin ishte shumë e afërt.

Tian në një aplikacion kinez çdo ditë publikon pamje që tregojnë se si e bija e tij kujdeset për të. Jetën e tij e ndjekin më shumë se gjysmë milioni kinezë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=wdLZcV5r_Nk

Exit mobile version