Arijanet Muriqi dhe Raheem Sterling kanë raporte shumë të mira shoqërore mes vete.
Portieri i Përfaqësueses së Kosovës dhe ylli i Anglisë janë të dy bashkëlojtar tek kampioni i Ligës Premier, Manchester City.
Edhe pse në këtë sezon, Muriqi është huazuar në Championship te Nottingham Forest, shoqëria dhe raporti i tyre i mirë mes vete ende ekziston.
Kjo u pa edhe gjatë dhe pas ndeshjes së zhvilluar në St Mary’s të Southamptonit në mes të Kosovës dhe Anglisë.
Gjatë ndeshjes, Sterling lëshoi një rast, por në ngushëllim i doli pikërisht portieri i Kosovës, Muriqi, i cili e përqafoi atë duke i dhuruar edhe një puthje në faqe.
Muric – Sterling 🥰💙 pic.twitter.com/0Jsta6NnLy
— • (@uponthebluemoon) September 10, 2019
Megjithatë, kjo nuk është video e vetme që është bërë virale pasi raporti i tyre u mirë u pa edhe në një video tjetër.
Në fund të ndeshjes dyshja e Cityt përshëndetën njëri tjetër, ndërsa Sterling e ‘ngacmoi’ paksa duke i përkujtuar Muriqit se i ka shënuar gol me kokë.
Muriqi dhe Sterling u panë edhe në tunelin e stadiumit teksa shkëmbyen fanellat mes vete. /Telegrafi/
A great night on the road 😍
Thanks for your support at @SouthamptonFC, #ThreeLions fans! 👏 pic.twitter.com/mCuaPJBHLk
— England (@England) September 11, 2019