Site icon Telegrafi

Dashuria dhe urrejtja e parë nuk harrohen dot!

Çasti i parë në aspekt të përgjithshëm, gjithmonë dhe gjithherë do mbetet i paharruar, qoftë për mirë apo për keq. Të kesh sukses në dashurinë e parë dhe reale, do të thotë ta kesh siguruar normalitetin dhe lumturinë e jetës së mëtutjeshme, bile edhe atë të përjetshmën. Ndërkaq, urrejtja e parë do shoqërohen me një vazhdimësi të pafundme të tillë (urrejtëse), qoftë edhe nëse në ndërkohë, ndryshojnë qëndrimet. Për nga natyra, njeriu është i prirë të falë, ngase kjo cilësi është prej cilësive të Krijuesit të tij. Edhe pas faljes, në mendjen e njerëzve të sodit, përshtypja e takimit apo veprimit të parë, vështirë është të harrohet, për të mos thënë se, si e tillë mbetet shumë gjata, ndoshta më gjatë se jeta e vet njeriut në tokë.

Përgjithësisht, ne shqiptarët përshtypjen e parë të dashurisë së mirëfilltë ndaj shtetit, vetëm njëherë në jetë arritëm ta përjetojmë. Atëherë pra, kur u shpallë Shqipëria e pavarur! Zaten, kjo dashuri e përjetuar përherë të parë si liridashës dhe ushtrues të lirisë në shtetin dhe shtëpinë tonë, e mbajti ndër vite kohezionin kombëtarë në të gjitha trevat shqiptare. Nuk na u shua në asnjë moment, etja dhe dashuria për atdheun dhe mëmëdheun Shqipëri. As atëherë kur, komunizmi e izoloi këtë vend prej vlerave të shëndosha kombëtare dhe fetare! Ngase, përshtypja ndaj këtij vendi ishte tejet e ëmbël dhe si e tillë do mbetet përgjithmonë.

Copëtimi i shqiptarëve nga ana e Fuqive të Mëdha, na bëri të mundur ta përjetojmë, edhe urrejtjen e parë, ndaj një armiku të ri i qujatur sllavë, dhe si e tillë, besoj që do mbetet shumë gjatë apo përgjithmonë. Në këto treva në vazhdimësi u loz me dinjitetin dhe identitetin tonë. Shpeshherë prej sllavëve ne cilësoheshim si fatkeqësi e tyre, ndërsa fatkeqësi e vërtet ishin mu ata fatzinj, ku shumë shpejt u përballën me falimentimin shumëdimensional, i krijuar po nga dora e tyre. Edhe pse fundi i atyre që i masakruan shqiptarët ishte fatalitet, prapë këto politika shfarosëse, nuk mbetën dot pa pasues.

Njeri prej pasueseve të devotshëm dhe të përbetuar i kësaj mendësie të myktë, ishte edhe kryeministri i Maqedonisë, i cili nuk ka të ndalur së bëri lojëra fatale dhe mashtruese me shqiptarët, por edhe me vetveten. Sidomos, zbulimi i tij i tërësishëm prej anonimitetit personal dhe moral, qe i mundur të shihet me rastin e botimit të enciklopedisë maqedonase, i financuar prej tij, edhe atë në kohën e krizës ekonomike. Edhe pse ishte prezent dhe mori fjalim me rastin e promovimit të kësaj enciklopedie, duke e cilësuar si një të arritur të mirëfilltë shkencore dhe historike, prapë në seancën kuvendare, ai qëndroj dhe u paraqit si i pavarur. Pastaj, kur e kuptoi se qëllimin e kamotshëm e arriti, pra të nënçmimit dhe fyerjes së shqiptarëve, ai kinse u pendua dhe deklaroi se, kjo enciklopedi duhet të përmirësohet se, në të qenkan të fyer shqiptarët. Qëllimisht harroi se, plagët që na shkaktuan, nuk mbyllen me disa korrigjime tejet të vogla, bile plagët që ia shkaktuan popullit të ndershëm shqiptar, është vështirë t’i mbyllin, edhe sikur të bënë vetëvrasje Bllazhe Ristevski, nga shkaku i gabimit të posa bërë.

Në kohët kur, maqedonasit e themeluan shtetin e tyre një-nacional, paralelisht me këtë, ne e sendërtuam urrejtjen ndaj këtij shteti. Në atë kohë i kishim disa njerëz që i nuhatshin gjërat objektivisht! Me kalimin e kohës, disa njerëz prej mesit të popullit shqiptar, me urdhër të palës tjetër, ditë e natë u munduan që, marrëdhënie ndëretnike t’i përmirësojnë, të puqemi në vlera të përbashkëta të shëndosha, ta duam njëri tjetrin, ta mësojmë gjuhën e tyre më mirë se tonën dhe shumë tentativa tjera të shkrirjes së kulturës sonë në kulturën e tyre. Këto projekte, nuk u bëheshin nga dëshira e zjarrtë për të bashkëjetuar së bashku, por në ato projekte kishte para të majme

. Sot, nga mesi i të dikurshmëve, kemi të atillë që kinse realisht brengosen për çështjen e shqiptarëve në Maqedoni. Kuptohet, duke pësuar një dallim dhe ndryshim të vogël në mosfunksionimin e financimit të projekteve prej “Fondacioni Soros”! Ata të palodhshmit, punuan pa ndërpre që ta duam njëri tjetrin, në vend që të sqarohemi njëherë e përgjithmonë me njëri tjetrin, tentuan që urrejtjen të na shndërrojnë në dashuri, dhe anasjelltas për palën maqedonase. Prapë ne shqiptarët e këtushëm këtë angazhim të madh dhe përfitues për ta, ia kthyem në pa efekt. Sepse, ky shtet tek ne mbolli urrejtje, e dëshiroj që përmes disa të angazhuarve nga radhët tona, të korrë dashuri!

Edhe nëse enciklopedia korrigjohet në disa pjesë kontestuese, ne prapë nuk do mund t’ia falim këtë gabim të qëllimshëm. Ngase, një shtëpi e cila në çdo skutë të materialit të saj, duke i përfshirë edhe ndërtuesit e saj, është e përfshirë me urrejtje, atëherë çdo përmirësim dhe meremetim do jetë i kotë, sepse, asnjëherë nuk do shndërrohet në shtëpi të hareshme me ndërrimin e disa dritareve dhe me ndryshimin e ngjyrës të asaj shtëpie, por ajo do mbetet si e tillë derisa të mos shkatërrohet tërësisht. Rasti i përmirësimit të kësaj enciklopedia i ngjan, djegies së pleshtit për shkak të pisllëkut të jorganit!

Kësisoj, në mungesë të dashurisë absolute në këtë shtet, tash së fundi e përjetuam edhe një urrejtje të tipit të veçantë me rastin e botimit të kësaj enciklopedie. Enciklopedia e korrigjuar assesi nuk do na qetësoj, përkundrazi pas një boksi të rëndë i mbërthyer me hekur, që njihet tek ne si, “boks i hekurt” ne do e marrim dhe pranojmë, edhe një boks tjetër të radhës. Për dallim prej të parit, tashti do e pranojmë një goditje me grusht të pastër, pra pa hekur. Forca e goditjes, kësaj radhe do jetë më dëmtuese, sepse brenda vet grushtin mund të ketë ndonjë forcë artificiale, të kamufluar prej neobllazhave.

Pyesim, kush shkakton dhimbje më shumë, boksi i maskuar apo boksi i mbërthyer me hekur? Të dytë, por të kemi kujdes prej llojit të këtij boksi maskues, ngase eshtrat mund të na shndërrohen në mish!

Exit mobile version