Telegrafi

Dashuria Cristiano Ronaldo-Juventus, mund ta bëjë që të kemi rinovim të kontratës: Portugezi do të luante deri në moshën 38 vjeçare te “Zonja e Vjetër”

Juventusi nënshkroi me Cristiano Ronaldon për katër vite në verën e vitit 2018, ndërsa kontrata aktuale mbyllet në fund të sezonit të ardhshëm më 30 qershor 2022.

Por forma e Portugezit në Itali këtë sezon ka qenë mbresëlënëse, pasi ai ka shënuar 22 gola dhe ka dhënë katër asistime në 23 ndeshje deri më tani, kur ai mbush 36 vjet të premten që po vije.

Natyra ambicioze e Cristianos është e njohur mirë nga bota e futbollit dhe ai është i etur të vazhdojë të luajë në nivelin më të lartë për aq kohë sa trupi i tij do ti’a lejojë.

Në Torino ai e di rëndësinë e tij në skuadrën e Andrea Pirlos, ku tashmë ai është një figurë kryesore edhe jashtë fushës.

Ai është kurorëzuar së fundmi si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në futboll, e kjo mund të bëjë që numri 7 të zgjasë kontratën e tij me Juventusin.

Tuttosport shkruan se Bianconerët tashmë janë të hapur që të fillojnë bisedime për një zgjatje njëvjeçare që do të bënte që ai të luante deri në moshën 38 vjeçare.

Ende nuk ka asnjë kontakt zyrtar mes Fabio Paratici dhe Jorge Mendes, megjithëse besohet se një diskutim do të zhvillohet së shpejti. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=n2dVcF8LjcI&ab_channel=ThiagoProductions