Telegrafi

I dashuri tallej me të në mënyra të ndryshme, vendos t’i hakmerret duke ia mbushur dushin me sprej – reagimi i tij ka habitur të gjithë (Foto/Video)

Ryan Hamilton i njohur me nofkën si Hammy TV që vazhdimisht tallet me të dashurën e tij, kësaj radhe e ka pësuar vetë keq pikërisht nga partnerja e tij.

Në një video të publikuar së fundmi në internet, ai ishte cak i një tallje të pazakontë nga e dashura e cila e shfrytëzoi momentin derisa ai ishte duke u pastruar, që t’ia kthejë për të gjitha të bëmat në mënyrën më të mirë të mundshme, transmeton Telegrafi.

Ajo fillimisht e kishte mbushur dushin me sprej të specave të djegës, dhe në momentin që ai u fut në kabinë për t’u pastruar lëshoi ujin dhe ngriti kokën në drejtim të dushit që menjëherë filloi ta lëshojë sprejin e djegës.

Reagimi i tij i menjëhershëm ishte sa i dhimbshëm aq edhe komik, pasi filloi të fërkojë sytë dhe organet gjenitale që po i “digjeshin” nga spreji.

Duke menduar se ndonjë lëng i ftohtë do t’i ndihmojë, ai vrapoi drejt në kuzhinë dhe filloi të spërkatë fytyrën dhe organin gjenital me qumësht, por kur e pa se nuk po i ndihmon vendosi ta provojë edhe me ujë që gjithashtu nuk i ndihmoi.

Në ato momente e dashura ia rikujtonte se si në mënyra të ngjashme ai ishte tallur me të. /Telegrafi/