Telegrafi

Dashuri sekrete brenda familjes mbretërore në Angli (Foto)

“Mbretërori” 31-vjeçar dhe motra 32-vjeçare e Kate Middleton thuhet se kanë filluar flirtin në dasmën mbretërore në vitin 2011, me pretendimin se Kate i ka kapur ata teksa putheshin me më shumë se puthje në tualet. Teoria se si Kate i ka kapur ata, është se ajo ka shkuar për të kontrolluar grimin se a e ka mirë dhe është futur në tualet shpejt, ku edhe i ka gjetur ata. Kjo sipas burimeve që citon OK e ka bërë të ndihet shumë keq Katen dhe i ka sjellë tension, transmeton Koha.net.

Ndeja pas dasmës ka zgjatur më shumë për Pippan, nga OK thuhet se ajo ka qëndruar deri në tre pas mesnate. Më pas një nga truprojat e Harryt e ka dërguar atë në shtëpi me nja nga veturat mbretërore.

Dyshimet i kanë shtuar edhe ndarjet e të dyve nga të dashurit e tyre në të njëjtën kohë.

Ndarja e tyre ka ardhur si rezultat i ndërhyrjeve të familjes mbretërore për t’i ndarë. Kjo gjë ende nuk është konfirmuar nga familja Mbretërore.