Site icon Telegrafi

“Dashuri që nuk mbaron kurrë” – Marco Reus vazhdon kontratën me Borussia Dortmundin

Borussia Dortmund ka njoftuar se kapiteni i saj Marco Reus, ka vazhduar kontratën edhe për një vit me klubin.

Reus futbollin e ka nisur në mesin e viteve 1990 si gjashtëvjeçar pikërisht me Borussia Dortmundin.

Ku i ardhshmi do të jetë sezoni i tij i 12-të  si profesionist me fanellën verdhezi, ku ka 161 golat.

Marco Reus ka për të thënë sa qëllimi këtë vit është të shpallen kampion, duke treguar edhe lumturinë për të vazhduar me Borussia Dortmundin.

“Ne si ekip, si të gjithë tifozët tanë, kemi një qëllim të madh në mendje që të gjithë jemi të fokusuar: ne duam të jemi kampionë të Gjermanisë dhe kemi nevojë për çdo njeri të Borussia dhe lojtar për ta bërë këtë”.

Lexo po ashtu Dashuria për Dortmundin e bën të ulë edhe kërkesat, Reus do ta vazhdoj kontratën me pesë milionë euro më pak në sezon

“Por edhe përtej kësaj, unë kam ende një dëshirë të madhe për të bërë më të mirën për klubin, ku kam kaluar më shumë se gjysmën e jetës sime. Për mua nuk ka ende asgjë më të mirë se sa të shënosh gola para tifozëve më të mirë në botë dhe në stadiumin më të bukur në botë dhe të festojmë së bashku fitoret”.

“Prandaj jam i lumtur që e kam zgjatur kontratën edhe për një vit, sepse gjithmonë kam thënë se nuk do të preferoja të luaja për asnjë klub tjetër në karrierën time sesa për BVB”, ka thënë Reus. /Telegrafi/

Exit mobile version