Site icon Telegrafi

I dashuri pasanik e ndihmon edhe në karrierën muzikore Morena Tarakun

Morena Taraku është një ndër këngëtaret më të përfolura kohët e fundit të mediave rozë shqiptare.

Bukuroshja shqiptare ka kohë që po jeton dhe vepron në shtetin turk, ku ka realizuar së fundi edhe klipin e ri.

Por, duket se modelja në këtë vend ka gjetur dashurinë, e cila u zbulua shumë shpejt për fansat.

Madje, Taraku tashmë ka bërë tatuazh emrin e miliarderi iranian, Sasha Sobhanin, i cili ndihet i lumtur në krahët e shqiptares.

“Femnat”, titullohet kënga e fundit e këngëtares, të cilin e solli në bashkëpunim me DJ PM dhe DJ DAGZ.

E Sasha që ka mijëra ndjekës në llogarinë personale në Instagram ka shpërndarë këngën e re të së dashurës.

Ndryshe, Morena është duke punuar në projekte të reja muzikore dhe të modës, të cilat do të bëhen publike gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/

Exit mobile version