Telegrafi

I dashuri nuk pranon ta takojë në burg “Asin”

Tuba Buyukustun tashmë raportohet se është në lidhje me Umut Evirgen.

Aktorja turke ka filluar një romancë me afaristin turk pas shkurorëzimit me Onur Saylak.

Evrigen më 22 qershor ishte arrestuar dhe tani po vuan dënimin për “vjedhje të planifikuar”, e cila ka të bëjë me shmangie të tatimeve dhe bashkëpunim me krimin e organizuar, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, “Asi” kjo nuk e ka ndaluar që ta shuajë dashurinë për 37-vjeçarin, të cilin ka kërkuar ta takoj edhe në çeli.

Por, Evrigen ka refuzuar që të takohet me aktoren me arsyetimin se nuk dëshiron ta sheh prapa grilave.

Ndryshe, dyshja thuhet se ka filluar romancën gjatë kohës sa ishte Tuba e martuar me Onurin, me të cilin ka dy fëmijë. /Telegrafi/