Thonë se “kurrë nuk është vonë të gjendet dashuria e jetës” dhe këtë gjë më së miri e dëshmon rasti i një çifti të moshuar kinezë, të cilët janë martuar këto ditë.
Burri 71 vjet është martuar me një grua 111 vjet, të cilën e ka takuar në shtëpinë e pleqve, transmeton Telegrafi.
Burri i moshuar i identifikuar me mbiemrin Zheng, ka pranuar para medieve se ishte dashuri në shikim të parë kur takoi nusen e tij Zhang Shuying.
Por atij i janë dashur më shumë se një vit që të bind atë që të bëhet bashkëshortja e tij.
Dashuria e tyre lindi, kur ky burrë u detyrua të zhvendoset në shtëpinë e pleqve në Bachu County të Kinës.
Zheng kishte mbetur pothuajse i palëvizshëm qysh para 50 viteve kur pësoi një aksident trafiku, kurse nusja e tij aktuale ishte personi i vetëm që kishte filluar të kujdesej për të në momentin që ishte futur në shtëpinë e pleqve.
Por Zhang ishte skeptike, nëse ishte e gatshme të fillojë një lidhje me një burrë që është 43 vite më i ri se ajo.
Dhe me kalimin e kohës ky skepticizëm filloi të zbehet, dhe kështu dyshja së fundmi kanë ndërruar unazat në shtëpinë e pleqve në prezencë të dhjetëra banorëve tjerë.
Pas martesës së tyre Zheng është shprehur i lumtur duke thënë, “jam e pashkolluar dhe e varfër. Pas një aksidenti që e kam pësuar kur isha 20 vjet kurrë nuk kam menduar se do të jetojë një jetë kaq të lumtur”.
Dhe tani që Zhangu është futur në zemrën e tij, Zheng ndihet i përmbushur, pasi gjithmonë i kishte munguar një partner që do t’i qëndronte përkrah edhe në ditët më të vështira. /Telegrafi/