Telegrafi

Dashuri në shikim të parë: Momenti emocionues kur vogëlushja sheh për herë të parë nënën e saj (Foto/Video)

Mjafton një buzëqeshje e fëmijës që t’i bëjë prindërit të lumtur. Dhe një gjë të tillë u ka dhuruar një vogëlushe prindërve të vetë, kur për herë të parë sheh prindërit falë syzeve të reja.

Vogëlushja Tilly, vuante nga një sëmundje e rrallë e syve dhe kishte probleme me shikim, dhe kështu qysh si tre muajshe mjekët i rekomanduan syzet, transmeton Telegrafi.

Një video e filmuar nga babai i saj, shfaq momentin kur vajza e vogël bëhet me një palë syze të reja të vendosura në një llastik, dhe në momentin që e kupton se mund të shoh reagimi i saj ka gëzuar tej mase prindërit.

Tilly fillon të buzëqesh dhe t’i japë sinjale nënës së saj se ajo tani po sheh, dhe këtë gjë e shpreh me buzëqeshje të pandërprerë.

Videoja është filmuar në dhjetor të vitit të kaluar, por këto ditë është publikuar në internet. /Telegrafi/