Telegrafi

Dashuri në shikim të parë, Emma ishte 18-vjeçare kur u martua me El Chapon

Emma Coronel Aispuro si 18-vjeçare është vetëm bashkëshortja e katërt e narkodilerit më të madh në botë, i njohur më mirë si El Chapo.

Në gjykatën federale amerikane në New Yorkut ka filluar gjyqi i narko-bosit meksikan, Joaquin Guzman.

Njeriu famëkeq ishte martuar katër herë dhe ka të paktën dhjetë fëmijë, raporton BBC.

Në vitin 1977, ai u martua për herë të parë me Alejandra Maria Salazar Hernandez në një ceremoni të vogël në qytetin Jesus Maris dhe me të ka tre fëmijë.

Në moshën 30-vjeçare, ai rrëmbeu një vajzë me emrin Estela, të cilën fillimisht e kishte abuzuar seksualisht për t’u martuar më vonë.

Nga mesi i viteve të tetëdhjeta të shekullit të kaluar, ai kurorëzoi lidhjen e tretë disavjeçare me Griseld Lopez, me të cilin ka katër fëmijë.

Në dhjetor të vitit 2007, El Chapo u martua me mbretëreshën e bukurisë, Ema Coronel Aispuro, vajza e një prej udhëheqësve kryesorë të kartelit “Sinaloa”.

Meqë narko-bosi u arrestua, Emma që ka dy vajza me Joaquinin, nuk u lejua të vizitonte bashkëshortin në burg.

Ajo u martua me Chapon kur ishte 18-vjeçare pasi ra në dashuri në shikim të parë kur e pa në një konkurs bukurie. Natyrisht, ai i siguroi fitoren në këtë konkurs të bukurisë. Shpesh krahasohet me yllin amerikan, Kim Kardashian.

Ndryshe, Guzman nuk i regjistrua fëmijët në mbiemrin personal sepse në atë kohë koka e tij kushtonte pesë milionë dollarë. /Telegrafi/