Site icon Telegrafi

I dashuri ideal i Encës, ja kush është ai

Enca Haxhia ka folur për preferencat e saj për meshkujt në emisionin Zonë e Lirë.

Ajo është shfaqur tejet serioze në përgjigjet e Arian Çanit për preferencat e saj për të dashur.

Ajo tha se i dashuri i saj mund të mos jetë milioner dhe të ketë të ardhura normale.

Ajo tha se ai mund të jetë sikur Noizy, teksa do preferonte origjinalin e tij dhe jo kopjen e reperit, që lë të kuptohet se ajo ka pasur marrëdhënie me reperin, shkruan Telegrafi.

Ajo tha se nuk e duron tradhtinë.

Sipas saj lulet janë më me vlerë për të se sa stolitë me vlerë.

Enca shtoi se nuk do të lejonte të dashurin e saj të flejë me një shoqe të saj kur ajo do të shkonte në koncert. /Telegrafi/

Exit mobile version