Ky është momenti kur një i ri ia shpjegon në detaje policisë se si e kishte rrahur me rrip 4-vjeçaren, duke e goditur për mbi 15 herë.
I identifikuar si Bakhram, 20-vjeçari i kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore fëmijës, vetëm pse nuk kishte ditur të numëroj nga 1 deri në 5, transmeton Telegrafi.
I prangosur në vendin e krimit ai i tregonte policisë së si e kishte përdorur rripin, ndërsa imazhet e publikuara më poshtë shfaqin plagët në kokë, shpinë e gjoks e bark të vogëlushes së pambrojtur.
Megjithatë, pasi këtij veprimi ai ishte arrestuar në qytetin rus Krasnoyarsk duke pranuar para policisë për atë çfarë kishte bërë. Para se ta sulmonte me rrip, ai tha se e kishte goditur disa herë me kabllo të mbushësit të telefonit.
Por, ajo çfarë është më e tmerrshme se vogëlushja ishte e bija e dashurës së tij Maria Belonogova, 31-vjeçe, e cila ishte dëshmitare e këtij rasti të tmerrshëm, duke mos ndërhyrë për ta parandaluar “masakrën”.
Ajo e ndante apartamentin me të dashurin i cili është 11 vite më i ri. Maria ka pranuar në polici se ishte “e frikësuar” që të ndërhyjë, duke besuar se do ta rrihte edhe atë.
Bakhram i cili është me prejardhje nga Azerbajxhani, i ka thënë policisë se duke rrahur vogëlushen Lera ishte munduar “ta edukojë”. /Telegrafi/