Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, është duke e shijuar në maksimum lidhjen e saj me të dashurin, Huseyin Usta.
Ky i fundit ka të hapur një llogari të përbashkët në rrjetin social Instagram, ku shpesh publikon fotografi të çiftit.
Së fundmi, ai ka ndarë me ndjekësit disa imazhe të reja të Gentës të realizuara së fundmi, teksa nuk heziton që në mbishkrimet e fotografive të shkruajë edhe në shqip.
Në një nga fotografitë e fundit të këngëtares që Huseyin e ka publikuar në Instagram, biznesmeni turk i ka shkruar në shqip bukuroshes në mbishkrimin e fotografisë “të dua shumë”.
Kjo tregon që dashuria mes çiftit ka evoluar aq shumë, sa që ata tashmë janë edhe njohës të mirë të gjuhëve të njëri-tjetrit.
Genta dhe Huseyin e nisën lidhjen e tyre rreth dy vite më parë, teksa kanë paralajmëruar dasmë këtë vit nëse gjithçka ecën mirë pa pengesa për shkak të pandemisë.
Këngëtarja shqiptare ndërkohë këtë muaj ka konfirmaur se do të sjellë një bashkëpunim me reperin Fero. /Telegrafi/