Telegrafi

I dashuri i Gentës, Huseyin Usta pozon pranë memorialit të UÇK-së dhe thotë se është zyrtarisht kosovar

Foto: Huseyin Usta/Instagram

Këngëtarja Genta Ismajli tash e sa kohë po shijon lidhjen e saj të dashurisë me biznesmenin turk i cili jeton dhe vepron në Zvicër, Huseyin Usta.

Dyshja tashmë po jetojnë kryesisht mes Stambollit dhe Zvicrës, teksa të shumta i kanë edhe vizitat në Kosovës.

Teksa kanë mundësinë të jenë këtu, Genta nuk po heziton që t’i prezantojë të dashurit historinë, kulturat dhe traditat e vendit tonë.

Së fundmi, çifti kanë pozuar pranë një prej memorialëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa kanë simbolin e shqiponjës me duar teksa fotografoheshin.

Këtë fotografi, Huseyin vendosi ta ndajë me ndjekësit e tij në rrjetin social Instagram, ndërsa i befasoi të gjithë me atë çfarë shkroi në përshkrimin e imazhit.

Foto: Huseyin Usta/Instagram

“Unë tani jam zyrtarisht kosovar”, ishin fjalët e Huseyin Usta në Instagram.

Genta përndryshe është duke përgatitur një projekt të ri muzikor me një emër turk, bashkëpunim ky që do të jetë shumë shpejt i gatshëm për publikun. /Telegrafi/