Site icon Telegrafi

I dashuri e la me pretekstin se dëshiron të fokusohet në karrierë, rusja i hakmerret – del në takim me shefin e ish-partnerit

Një influencuese ruse ka gjetur mënyrën e duhur për tu hakmarrë ndaj të ish-të dashurit, i cili e la me pretekstin se dëshironte të “fokusohej në karrierën e tij”.

Polina Nioly, 25-vjeçe, postoi një video në TikTok duke treguar se së është ftuar të del në takim me shefin e ish të dashurit, në mënyrë që t’i hakmerret, transmeton Telegrafi.

“Ai u nda që të fokusohet në karrierë dhe tani po dal në takim me pronarin e kompanisë ku ai punon”, tha Nioly në videon e saj ku deri tash arriti të merr rreth 1,2 milion klikime.

“Hakmarrja duhet të shërbehet e ftohtë”, shtoi mbishkrimin biondja, në videon ku ajo shihet e veshur me një fustan të zi e të thjeshtë dhe taka të larta. /Telegrafi/

@polina.nioly♬ original sound – Lethilda
Exit mobile version