Site icon Telegrafi

“Dashuri e çmendur”, shqiptari 33-vjeçar martohet me greken 85-vjeçare

Nusja 85-vjeçe, dhëndri 33 vjeç, por asgjë nuk i ndaloi që dashurinë e tyre ta legalizonin publikisht. Kjo ka ndodhur në ishullin e Qefalonias në Greqi.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke, të cilat theksojnë se nusja nuk ishte aq pre e lehtë për dhëndrin. 85-vjeçarja ka rrëfyer se ajo nuk ra aq lehtë në krahët e të dashurit të saj.

33-vjeçari është munduar rreth 6 muaj duke i ardhur rrotull të zgjedhurës së tij të zemrës derisa 85-vjeçarja i tha ‘PO’. Tani ata po shijojnë muajin e mjaltit.

Nuk e dimë ende nëse kjo është dashuri e vërtetë apo thjeshtë djaloshi ka ndërmend të marrë letrat greke ashtu siç bëjnë të gjithë shqiptarët. 

Exit mobile version